Meta: Rama do t’u japë klientëve të vet me koncesione 1 miliardë euro

102
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mbrëmjen e sotme gjatë mbledhjes së Kryesisë së kësaj force politike foli për krizën në vend dhe tha se përveç faktorëve të jashtëm, shkaktohet edhe nga qeverisja.

Meta: Kriza ekonomike është shkaktuar jo thjesht nga faktorë të jashtëm por nga qeverisja dhe korrupsioni skizofrennik i kësaj qeverie. Është e rëndësishme të denoncojmë qartë këto skandale shokuese si porti i Durrësit apo afera më e freskët e Lekaj-Fier, por njëkohësisht edhe çmontimin e buxhetit në favor të oligrakëve dhe klientëve të Edi Ramës dhe shkon në përfitimin e tyre dhe në dëm të qytetarëve.

Kreu i PL, Ilir Meta, tha se “në vend të mbështetjes së qytetarëve, Edi Rama do t’u japë klientëve të vet vetëm në një vit me koncesione 120 milionë euro.” Sipas tij qeveria ka parashikuar 130 milionë euro taksa të reja.

Meta: Totali i kostos se shërbimit të borxhit në vitin 2023 do të arrijë një shumë rekord në vitin 2023 në 136.4 miliardë lekë, ose në rreth 1.15 miliard euro me një rritje ne 69%  krahasuar me vitin 2022. Totali i kostos së shërbimit të borxhit do të jetë pothuajse i barabartë me buxhetin e Ministrisë së Bujqësisë, të Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Shendetesise të marra së bashku për vitin 2023. Do të jepen 1 miliardë euro per 7 koncesione dhe do të vazhdojnë rrugët e florinjta qindra milion euro.

Sipas Ilir Metës, do të rritet më tej rreziku i evazionit fiskal me vendosjen e e gjobave në 10 fish të dëmit të shkaktuar.