Kryebashkiaku Erion Veliaj/ Neve na hanë duart për punë dhe politika jonë është shpresa. 2021-shi do jetë viti i rimëkëmbjes

248
Sigal

Nga Njësia 9, ku zhvilloi një bashkëbisedim me banorë të zonës, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka akuzuar kreun e PD-së Lulzim Basha se u vendos gjoba bizneseve. Veliaj ka ironizuar kreun e PD-së, duke u shprehur se e vetmja gjë që mbahet mend është barsoleta e tramit. “Edhe në PD tallen e thonë (për Bashën): Pse ky i tramit do na sjellë fitoren ne? Tramin e pamë se si përfundoi, është bërë barsoletë brenda partisë së tyre. Si mund të mbahesh mend për barsoletën e tramit dhe të mos kesh ngulur një gozhdë në këtë qytet?! Nuk e ngatërron matematikën ai kur merr vila dhe vë gjoba”, tha Veliaj. Sipas tij, Partia Socialiste përfaqëson politikën e shpresës dhe të punës. “Ne përfaqësojmë një filozofi, injektimin e shpresës, na hanë duart për punë dhe politika jonë është shpresa!”, tha Veliaj, duke u shprehur më tej se 2021 do të jetë viti i rimëkëmbjes. Veliaj tha më tej se falë investimeve, jo vetëm që këto lagje nuk vuajnë më nga përmbytjet, por dhe vlera e pronës në Njësinë 9 është rritur.