Erisa Xhixho: Shqipëria e vërtetë në raportin e DASH, përballë Shqipërisë së propagandës së Edi Ramës

264
Sigal

Nga Erisa Xhixho/

Asnjë surprizë në problemet që evidenton Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit;

➡️korrupsion në çdo hallkë të qeverisë,
➡️zgjedhje të blera, sistem gjyqësor jo funksional,
➡️polici e korruptuar,
➡️media e qeverisë,
➡️dhunim i fjalës së lirë.

Një realitet që sa vjen e përkeqësohet, të cilin vetëm verbëria e maxhorancës së Edi Ramës nuk e sheh dhe për më keq, përmes një propagande bajate përpiqet ta fshehë!

1.Korrupsioni i shtrirë në të gjithë nivelet e qeverisë dhe zyrtarë të përfshirë në praktika korruptive pa u ndëshkuar.

2.Zgjedhjet të ndikuara nga blerja e votës dhe përdorimi i të dhënave.
Raporti i OSBE evidenton blerjen e votave, rrjedhjen e të dhënave të ndjeshme personale dhe avantazhin e fituar nga partia në pushtet për shkak të të qenit në pushtet.

3.Shkelja e privatësisë nga vetë shteti
Një bazë të dhënash me informacionin personal dhe detajet e kontakteve të rreth 900 000 qytetarëve , si dhe preferencat e tyre të mundshme partiake, u bënë publike, duke i ekspozuar votuesit ndaj presionit të mundshëm.

4. Një sistem drejtësie jofunksional dhe nën presionin e politikës.
Presioni politik, intimidimi, korrupsioni dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksiononte plotësisht, në mënyrë të pavarur dhe efikase.

5. Emërimet politike në Gjykatën e Lartë
Politizimi i emërimeve të kaluara në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese kërcënoi të minonte pavarësinë dhe integritetin e këtyre institucioneve.

6.Polici e korruptuar
Lidhjet personale, politike ose kriminale, infrastruktura e mangët, kanë pasur pasoja në zbatimin e ligjit

7.Përdorimi i medias
Shumica e pronarëve të televizioneve private i përdorën ato për të ndikuar në veprimet e qeverisë ndaj bizneseve të tyre.
Shtypja e fjalës së lirë dhe presioni ndaj gazetarëve.

https://www.zeriamerikes.com/a/6526436.html