Hahn-Meta: Suksesi i reformës në drejtësi dhe i dekriminalizimit, lajme të mira për Ballkanin

457
Sigal

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta u
prit në Bruksel nga Komisioneri për Zgjerim, z. Johannes Hahn

 

Meta, mirënjohje e thellë ndaj Hahn
për punën e palodhur të Komisionit Evropian

Meta: Shqipëria shpreson që edhe Këshilli
të ndajë të njëjtin opinion me Komisionin

Meta e falënderoi Hahn për rolin e
tij personal në reformën në drejtësi

Meta: Konsensusi ishte kyç për
legjitimitetin e reformës

Meta: Kuvendi i angazhuar për
implementimin e reformës në drejtësi

Hahn mirënjohje Metës për
konsensusin dhe mbështetjen për zbatimin e reformës në drejtësi

Hahn: Reforma në Drejtësi, kyçe për
integrimin

Hahn: Suksesi i reformës së drejtësisë
dhe dekriminalizimit, lajme të mira për rajonin

Meta-Hahn bisedojnë për rajonin: Të
avancojë dialogu Kosovë-Serbi. Shpresojmë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve në
Maqedoni. Ballkani ka nevojë për forcim të stabilitetit, ndërlidhjes dhe
sigurisë

Meta-Hahn: Marrëdhëniet solide të
fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal duhet të shkojnë vetëm drejt
forcimit dhe intensifikimit, me të gjithë fqinjët dhe vendet e tjera të
rajonit.

 

 Në përfundim të vizitës se tij në
Bruksel, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta, shoqëruar prej Ministres së
Integrimit Evropian, znj. Klajda Gjosha, u pritën nga Komisioneri Evropian për
Zgjerimin, z. Johannes Hahn.

Kryetari i Kuvendit, Meta i shprehu
mirënjohjen e thellë Komisionerit Hahn për punën e palodhur të Komisionit
Evropian në hartimin e progres-raportit të fundit për Shqipërinë si dhe për rekomandimin
pozitiv në mbështetje të çeljes së bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin
Evropian. Z. Meta nënvizoi se “Shqipëria
shpreson që edhe Këshilli të ndajë të njëjtin opinion me Komisionin, gjatë
mbledhjes së tij të ardhshme gjatë këtij muaji”.

Z. Meta e falënderoi gjithashtu Komisionerin
Hahn për rolin e tij personal dhe mbështetjen kyçe ndaj arritjes së konsensusit
në miratimin e paketës kushtetuese për reformimin e sistemit të drejtësisë,
duke shtuar njëkohësisht se konsensusi ishte kyç për legjitimitetin e reformës,
dhe se Kuvendi mbetet tërësisht i angazhuar për avancimin me implementimin e
saj pa vonesa gjatë javëve në vazhdim.

Komisioneri Evropian për Zgjerimin,
z. Johannes Hahn u shpreh se Shqipëria ka shënuar progres të dukshëm në përmbushjen
e prioriteteve dhe e falënderoi Kryetarin Meta për mbështetjen e tij të
vazhdueshme gjatë miratimit konsensual në Kuvend dhe në fazën e zbatimit me
sukses të reformës në sistemin e drejtësisë, e cila është kyçe për integrimin
evropian të vendit.

Z. Hahn theksoi se suksesi i reformës
së drejtësisë dhe ligjit të dekriminalizimit në Shqipëri do të prodhojë lajme të
mira për gjithë rajonin e Ballkanit, i cili ka nevojë për momente pozitive.

Kryetari Meta dhe Komisioneri Hahn
biseduan në përfundim mbi zhvillimet e fundit në rajon ku u theksua veçanërisht
rëndësia e Procesit të Berlinit dhe ajo e avancimit të dialogut me rezultate të
prekshme mes Kosovës e Serbisë, si dhe rëndësisë së madhe të mbarëvajtjes së
zgjedhjeve të ardhshme në Maqedoni.

Duke vlerësuar rolin tradicional
pozitiv të Shqipërisë në rajon, z. Meta dhe z. Hahn ndanë bindjen e përbashkët
se Ballkani ka nevojë për forcim të stabilitetit, ndërlidhjes dhe sigurisë, dhe
në këtë kontekst marrëdhëniet solide të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit
rajonal duhet të shkojnë vetëm drejt forcimit dhe intensifikimit, me të gjithë
fqinjët dhe vendet e tjera të rajonit.