Erisa Xhixho në takim zyrtar në Washington, merr pjesë në ceremoninë e “Mëngjesit të Lutjeve”

27
Sigal

Erisa Xhixho ka marrë pjesë në një vizitë zyrtare në Washington, në ceremoninë e “Mëngjesit të Lutjeve”.

Në një reagim të bërë në rrjetet sociale, ajo shkruan se ShBA mbetet aleat i përjetshëm në të gjitha aspektet globale.

“Sot në Washington DC, pata nderin të bashkohesha në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit, së bashku me shumë kolegë e miq nga 127 vende të botës. 🌏

Një kënaqësi e veçantë të dëgjoja fjalimin e Presidentit të SHBA, z.Joe Biden, i cili ndër të tjera i vuri theksin thirrjes për solidaritet, paqe dhe unitet mes kombeve. 🕊️
Shtetet e Bashkuara do të jenë gjithnjë busulla e demokracisë, si partneri ynë strategjik, duke punuar së bashku drejt qëllimeve të përbashkëta dhe një të ardhmeje më të ndritshme.”🇺🇸