Monika Kryemadhi: Beteja jonë nuk është thjesht betejë flamujsh politikë, por një betejë për të pasur shqiptarët në Shqipëri

227
Sigal

Në vazhdim të takimit në Lezhë, Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se, ndjen emocion për çdo takim që bëj në Lezhë sepse emocionet dhe entuziazmi që karakterizon qytetin e Lezhës është një moment dhe një motivim i jashtëzakonshëm.

“Besoj te gratë e Laçit dhe të Kurbinit, besoj te vlerat e familjeve që vërtetë janë të varfra, vërtetë, mbajnë mbi kurriz sfida të mëdha, por kanë gra heroina, kanë gra zonja të cilat iu dalin përballë problemeve dhe sfidave dhe qëndrojnë në themel të familjeve të tyre.”,- u shpreh më tej Kryemadhi.


Pjesë nga fjalët e Monika Kryemadhit:

Ndjej emocion për çdo takim që bëj në Lezhë sepse emocionet dhe entuziazmi që karakterizon qytetin e Lezhës është një moment dhe një motivim i jashtëzakonshëm. Kemi diskutuar gjithmonë që Shqipëria ka mundësi pafund për zhvillimin e ekonomisë, për zhvillimin e turizmit, për zhvillimin e arsimit dhe për shumë e shumë gjera të tjera që janë të domosdoshme. Me e rëndësishme se kurrë është kthimi i të rinjve dhe të rejave në Shqipëri. Sepse sot beteja jonë nuk është thjesht betejë flamujsh politikë. Sot beteja jonë është më e madhe, është për të pasur shqiptarët në Shqipëri. Që të punojnë me paga të mirëpaguara, për të pasur arsim cilësor, për të pasur një sistem shëndetësor cilësor. Mbi të gjitha për të qenë qytetarë evropianë dinjitoz në qytetin e tyre. Zoti ju ruajt ju dhe familjet tuaja. Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë. Do doja të ftoja Tilën që të thotë dhe ajo fjalën e saj, angazhimet e saj si ekonomiste,si një nën e dy vajzave, si një grua e jashtëzakonshme e cila bashkë me ekipin e grave të mrekullueshme të Laçit i dhanë dorën njëra tjetrës për të ecur përpara dhe për të sfiduar çdo pengesë që kanë familjet e Laçit edhe pas atij tërmeti të tmerrshëm të 26 nëntorit.

Unë besoj te Tila. Besoj te gratë e Laçit dhe të Kurbinit, besoj te vlerat e familjeve që vërtetë janë të varfra, vërtetë, mbajnë mbi kurriz sfida të mëdha, por kanë gra heroina, kanë gra zonja të cilat iu dalin përballë problemeve dhe sfidave dhe qëndrojnë në themel të familjeve të tyre.