Kryetarja e LSI Durrës dhe njëkohësisht kandidate për deputete e LSI në Qarkun e Durrësit, Kontjana Kuçi, me anë të një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale ka treguar se takimi elektoral i Partisë Socialiste në zonën e Kënetës në Durrës ka dështuar.
“Banorët zbojnë kandidatin e “Rilindjes.” Dalin për të shprehur shqetësimet e tyre. Takimi elektoral shoqëroher me furgona të policisë në kundërshrim me ligjin. Përfaqësuesit e pushtetit në largim tremben të dëgjojnë shqetësimet e banoreve, si dhe premtimet e tyre të pambajtura, ndaj anullojnë takimin elektoral edhe pse të shoqëruar me forca të shumta policore dhe furgona policie.”,- shprehet Kuçi në postimin e saj.
Postimi i saj i plotë:
Dështon takimi elektoral i PS në Kënetë.
Banorët zbojnë kandidatin e “Rilindjes.” Dalin për të shprehur shqetësimet e tyre.
Takimi elektoral shoqëroher me furgona të policisë në kundërshrim me ligjin.
Përfaqësuesit e pushtetit në largim tremben të dëgjojnë shqetësimet e banoreve, si dhe premtimet e tyre të pambajtura, ndaj anullojnë takimin elektoral edhe pse të shoqëruar me forca të shumta policore dhe furgona policie.
Ky është fundi i “Rilindjes.”
Kapitullimi përfundimtar vjen më 25 prill.
Kontjana Kuçi
Kandidate për Deputete
Kryetare e LSI Durrës
#DurresiShtepiaJuaj
#LSI