U infektua me Covid-19 në kombëtaren italiane, ish-legjenda e Romës shtrohet në spital

199
Sigal

Kombëtarja italiane e futbollit u bë një vatër e Covid-19, teksa ishin të shumtë lojtarët që u infektuan me virus në grumbullin e skuadrës për ndeshjet eliminatore të Kupës së Botës.

Pasi u infektuan me virus Bonuçi, Bernardeski, Florenci dhe Kranjo është radha e ish-legjendës së Romës, Daniele de Rosi, i cili ditën e sotme ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e bëri të ditur gazeta ‘Tempo’’, e cila shkruan gjithashtu se De Rosi është shtruar në spital pas gjendjes jo të mirë shëndetësore.

38 vjeçari punon në stafin e Mançinit pasi la futbollin e luajtur në vitin e kaluar, ku ishte pjesë e skuadrës argjentinase të Boka Zhunjors.