Lefter Maliqi: Edhe pak ditë na ndajnë nga “lindja e diellit” për Shqipërinë dhe shqiptarët

296
Sigal

Kandidati i LSI në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi ditën e sotme, ka vazhduar takimet me banorët e thjeshtë të qytetit historik të Beratit, nga ku thotë se, edhe pak ditë na ndajnë nga dalje e diellit për Shqipërin dhe shqiptarët.

“Të rinj, të reja, gra e burra, të moshuar, të gjithë kanë nevojë për një realitet ndryshe nga ai që iu ofrua në 8 vite nga Rilindja.”,- shprehet Maliqi në një postim të tijin të shpërndarë në rrjetet sociale.

Postimi i tij i plotë:

Rete e fundit po ikin, qielli po pastrohet, edhe pak dite na ndajne nga dalja e diellit per Shqiperine dhe shqiptaret. Te rinj, te reja, gra e burra, te moshuar, te gjithe kane nevoje per nje realitet ndryshe nga ai qe iu ofrua ne 8 vite nga Rilindja. Berati i jep 3 mandate te sigurta LSI-se dhe fitore spektakolare Opozites se Bashkuar.