Nga Besart Xhaferri/
Në përballjen me Ministrin e Financave, Petrit Malaj, ngrita alarmin për PPP-të korruptive dhe monopoliste në shëndetësi, të cilat edhe në buxhetin e vitit 2026 do të gllabërojnë miliona euro nga taksat tona.
Këto PPP korruptive, që duhej të ishin ndërprerë prej kohësh, ushqejnë eksodin masiv të bluzave të bardha dhe mbi të gjitha, mungesën e barnave për të prekurit nga kanceri.
Situata në QSUT vijon të jetë dramatike, ku shqiptarët zhvaten për çdo shërbim.
Për sëmundjet e rënda, shqiptarët janë braktisur nga shteti dhe shpresa e tyre e vetme janë llogaritë në GoFundMe.





















