UEFA jep lajmin e madh, Kampionati Europian hap dyert e stadiumeve për tifozët

205
Sigal

Ditën e sotme, UEFA ka dhënë lajmin e madh, atë të pranisë së tifozëve në stadium në Kampionatin Europian që do të zhvillohet këtë verë.

Pas negociatave të shumta me vendet pritëse, UEFA ja ka dalë të arrijë në një marrëveshje që të hapen dyert e stadiumeve për sfidat e Euro 2020. Lajmi ka marrë mbështetje dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila e konsideron këtë si një hap të madh drejt mposhtjes së Covid-19.

Amsterdami,Bukureshti, Budapesti, Kopenhageni, Glasgou, Mynih, Londra, Shën Petersburg dhe Baku do të jenë 8 qytetet e mëdha pritëse të ndeshjeve të Kampionatit Europian dhe UEFA në njoftimin e saj zyrtarë ka nxjerrë dhe biletat në shitje.