Engjëll Musai: Heshtja e prokurorisë politike ndaj grabitqarëve të bashkive!

303
Sigal

Tre ditë para zgjedhjeve të 6 marsit mediat vizive dhe rrjetet sociale publikuan një videoregjistrim ku kandidati i “Rilindjes” për  kryebashkiak i Rrogozhinës komunikonte me një votuese të këtij qyteti për prerjen e energjisë elektrike nga ana e entit energjitik për zonën e Rrogozhinës. Qytetarja telefonon kandidatin për kryebashkiak dhe i kërkon këtij të fundit të mbajë premtimin se nuk do i pritet enrgjia, të cilën ajo kishte disa muaj që nuk e paguante. Përgjigjia e Memollës, kandidatit për kryebashkiak  ishte: Ma jep në telefon elektriçistin që po ju pret dritat. Gjatë bashkëbisedimit, kandidati Memolla që dje mori edhe bekimin e KQZ për kryebashkiak i kërkon elektriçistit të mos i priten dritat këto 3 ditë sepse të dielën janë zgjedhjet dhe na duhet vota. Madje biseda shkoi edh me tej ku Memolla i thotë se do flasë edhe me shefin tënd. Por elektriçisti si pelivan ja kthen, se për tre ditë mos e vri mendjen se e kam vetë në dorë. Ndërsa në lidhje me mundësinë e pagimit të paktën për një muaj, kryebashkiaku i sapozgjedhur i thotë se e rregullojmë atë punë. Kaq do të mjafton që prokurori të mos vazhdojë të  flejë mbi “aromën e dafinave” të zyrave, por të niste hetimet dhe të bënte publike që në ato çaste  vendimarrjen e shpejt për këtë skandal elektoral, ku përfshihen edhe shit-blerja e votës, edhe shpërdorimi i detyrës nga punonjësit e energjitikës, edhe ndikimi i paligjshëm tek shefat dhe elektriçisti. Reforma në Drejtësi e shumëpërfolur për kapjen nga politika ,tregoj nëpërmjet këtij vieoregjistrimi se ajo është më shumë se politike dhe vasale e politikës aktuale. Këtë skandal le ta analizojnë edhe ndërkombëtarët në Tiranë dhe të gjitha vendet e BE-së dhe SHBA, ku paratë e taksapaguesve të këtyre vendeve kanë shkuar tek një Reformë e dështuar sikurse është prokuroria politike në Shqipëri. As më shumë dhe as më pak, skandali i Rrogozhinës, është e njëjta pikë uji me atë të Dibrës, të marra nga rrjedha e partisë që i propozoi dhe Parlamentit politik që i votoi. Telegraf do ti dërgoi zyrëve të BE në Bruksel, DASH dhe diplomatëve ndërkombëtar në Tiranë videoregjistrimin dhe qëndrimin e tyre për “heshtjen” e Prokurorisë.