Artan Fuga: Mall për deputetin Jenisheri!

187
Sigal

Kur dëgjon deputetë të grupit të ish-Partisë Demokratike si e trajtojnë disfatën e turpshme të Rogozhinës, Peqinit, Roskovecit, etj., dhe rrugët e daljes që kërkojnë, kam mall për deputetin Jenisheri!

Hiq katër a pesë, shoh se të tjerë syresh në logjikën e tyre politike që nuk kanë pikë turpi ta shprehin publikisht në media, për faqe të zezë u ngjajnë fëmijëve që i ka zënë nata në pyll e nuk dinë nga t’ja mbajnë.

Ndërkohë kanë militantët dhe elektoratin më demokrat në botë!

Pasi i gjuajtën me karrike, shkopa bejsbolli, xhama të thyer, i njomën me gaz lotësjellës si të ishin ukrainas, i pështynë nga kati i dytë në kokë, i përzunë me policë nga partia, tani habiten se përse këta që i rrahën, nuk u dhanë votat!