Kryeministri Rama: Lufta po i ngre zgupthi çmimet, energjia kushton 61 lekë për kilovat familjet paguajnë 9.5 lekë

152
Sigal

Deklarata e fundit publike e Kryeministrit Edi Rama drejtuar shqiptarëve,  para se të nisej me Charter në Dubai, i shoqëruar nga disa ministra, mes të cilëve edhe Belinda Ballukun, ishte për krizën që mund të përballeshin shqiptarët dhe pasojat e luftës në Ukrainë.Teksa qytetarët protestojnë, kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për rritjen e çmimeve, duke u ndalur tek fatura e dritave. Rama deklaroi sot se “qeveria ka vendosur mburojë financiare mbi faturën e energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël dhe prej disa muajsh kostoja rritet si pasojë e krizës, çmimi në faturë jo”.

“E mirëkuptoj tërësisht stresin e madh të kësaj kohe, prandaj u them të gjithë atyre që pa dëgjuar e as lexuar reagojnë mbrapsht: Qeveria ka vendosur mburojë financiare mbi faturën e energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël dhe prej disa muajsh kostoja rritet si pasojë e krizës, çmimi në faturë jo”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “lufta po i ngre zgupthi çmimet”.“Sot energjia na kushton 61 lekë për kilovat, familjet vazhdojnë të paguajnë 9.5 lekë! Pyesni, shikoni çfarë bëhet në vendet fqinje dhe mos duartrokisni, po vetëm kuptoni se nuk jetojmë në një kohë normale, e cila kërkon kurajo dhe dinjitet”, tha Rama.