Vasili publikon videon e Ramës kur i dilte në mbrojtje teatrit: Na kishte marrë malli për këtë Edi Ramën objektiv, që nuk gënjen fare që thotë të vërtetat siç janë

416
Sigal

Nga Petrit Vasili

Na kishte marrë malli për këtë Edi Ramën objektiv, që nuk gënjen fare që thotë të vërtetat siç janë.

Nuk e marr vesh pse u be më pas kaq gënjeshtar i madh ky Edi Rama.

Kush e prishi këtë njeri xhanëm?
Kush e mori në qafë?

Kush e mëson që të futet në errësirë?

Pse e shpërdorojnë naivitetin e tij saqë e bëjnë të duket edhe si tuaf edhe si matuf?

Ishalla vazhdon kjo koherenca dhe transparenca, që të rrojmë e ta kujtojmë të mirin Edi Rama që e telendisi për dreq shoqëria e keqe!!

Të dashur miq!Po ju njoh me faktin se dje i kam dërguar një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, për të konfirmuar mbështetjen time në aplikimin e saj drejtuar organizatës prestigjoze "Europa Nostra" për mbrojtjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental.Po kështu të gjitha qëndrimet e mia në mbrojtje të trashëgimisë historike e kulturore të Tiranës, kanë qenë dhe janë në koherencë të plotë për këtë çështje prej 20 vitesh.Dëgjoni ju lutem kryeministrin aktual, z.Rama se si e konfirmonte këtë fakt në vitin 2000, kur shërbente me devocion të jashtëzakonshëm si ministër Kulture, në qeverinë që unë drejtoja.

Gepostet von Ilir Meta am Mittwoch, 31. Juli 2019