Kryebashkiaku Erion Veliaj: Superlajm: Ermal Meta do ta nisë turin e koncerteve të tij nga Tirana

229
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Kryebashkiaku Erion Veliaj ndan me qytetarët kryeqytetas një superlajm: Ermal Meta do ta nisë turin e koncerteve të tij nga Tirana. “Qielli është një” – këndon Ermali në soundtrack-un e kombëtares italiane të futbollit për EURO 2020! E nën një qiell do të këndojmë e kërcejmë të gjithë së bashku, në 26 Korrik në stadiumin “Air Albania”.  Kryebashkiaku Erion Veliaj: “Superlajm: Ermal Meta do ta nisë turin e koncerteve të tij nga Tirana.  “Qielli është një” – këndon Ermali në soundtrack-un e kombëtares italiane të futbollit për EURO 2020! E nën një qiell do të këndojmë e kërcejmë të gjithë së bashku, në 26 Korrik në stadiumin “Air Albania”.   Koncerti është pa pagesë, por biletat mund t’i rezervoni së shpejti përmes një platforme online, në mënyrë që të festojmë të sigurt, duke zbatuar rregullat anti-COVID. “Tirana Is Open”, a jeni gati të festojmë?” Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, nënvizoi se ky koncert do jetë falas për të gjithë.