Parlamenti bën “vetting” pa opozitën: 2 anëtarët zgjidhen 3 ditë para mbylljes se legjislaturës

177
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Parlamenti po shfrytëzon ditët e fundit të mandatit për të kaluar vendimmarrje të rëndësishme. Përveç votimit në kohë rekord të kryetarit të ri të AMA-s, më 5 korrik, mazhoranca do të zgjedhë edhe dy komisionerë të rinj në institucionet e drejtësisë. Në mungesë të opozitës, për këto nisma nuk ka asnjë pengesë. Dje komisioni i posaçëm parlamentar, vendosi procedurat për zëvendësimin e vakancave në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe në Komisionerin Publik. Ky komision do të përzgjedhë 2 kandidatë për 2 vakancat e krijuara në radhët e zëvendësuesve.

Një zëvendësues i dytë në komisionin e Pavarur të Kualifikimit për shkak të dorëheqjes të parevokueshme, për shkak të kandidimit në zgjedhjet e 25 prillit, zotit Pal Shkëmbi. Një zëvendësues i parë për komisioner publik për shkak të shkarkimit nga detyra të komisionerit Erald Saraçi, i cili është zëvendësuar në këtë detyrë nga Dariel Sina. Këto do të bëjë ky komision. Lista për votim do të miratohet në datën 2 korrik, Plotësimi i vakancave në strukturat e vettingut mundëson edhe shtimin e një anëtari në Gjykatën e Lartë, por miratimi nga parlamenti 3 ditë para mbylljes se legjislaturës, ul besueshmërinë e votës së ligjvënësve në kushtet kur, opozita nuk është aty.