KQZ zëvendëson nesër Selamin dhe Tahirin. Mazhoranca me një deputet më shumë në sesionin e ri

469
Pavarësisht ankimimit nga ana e deputetëve Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për heqjen e mandatit, ky institucion ka vendosur të mblidhet të premten për të plotësuar këto dy vakanca.
Në njoftimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve thuhet se mbledhja është parashikuar të mbahet në orën 12 dhe se mandatet e Tahirit dhe Selamit do t’i kalojnë emrave pasardhës në listë, përkatësisht Edmond Zejno për PD dhe Flamur Çelja për LSI.
Ish- deputetët Tahiri dhe Selami e kanë apeluar vendimin në Gjykatën Administrative, ndërsa ish- kryebashkiaku I Kavajës, Elvis Roshi  ka kërkuar shfuqizimin e ligjit të dekriminalizimit në Kushtetuese.
Sigal