DASH: Shqipëria përmbush kërkesat minimale për transparencën e shpenzimeve dhe të të ardhurave

226
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për transparencën fiskale për vitin 2021

Departamenti Amerikan i Shtetit ka përpiluar një raport, në lidhje me transparencën fiskale në vende të ndryshme të botës. DASH ka përpiluar raport edhe për vendin tonë, duke u shprehur se ka përmbushur vetëm kërkesat minimale. Sipas këtij raporti, sipas DASH, qeveria shqiptare nuk bën transparencën e duhur për shpenzimet e buxhetit të shtetit dhe të ardhurat nga taksat e qytetarëve. Mungesa e transparencës të shpenzimeve dhe të të ardhurave nga qeveria shqiptare rrit edhe dyshimet për denoncimet dhe akuzat e opozitës për korrupsionin galopant të zyrtarëve të lartë, për pastrimin e parave të pista në Shqipëri, problem kryesor që kanë ngritur vahzdimisht vitet e fundit edhe raportet e institucioneve ndërkombëtare.

Raporti i DASH

Shqipëria përmbush kërkesat minimale në lidhje me transparencën fiskale për vitin 2021”. Kështu thuhet në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.  Sipas listës të botuar nga DASH, Shqipëria është vetëm një vend mbrapa Afganistanit. “Transparenca fiskale informon qytetarët se si shpenzohen të ardhurat e qeverisë dhe të ardhurat nga taksat. Ky është një element kritik i menaxhimit efektiv të financave publike. Transparenca u siguron qytetarëve një dritare në buxhetet qeveritare dhe ndihmon që qeveritë të japin llogari. Ndihmon në ndërtimin e besimit dhe qëndrueshmërisë së tregut. Raporti i Transparencës Fiskale i mandatuar nga Kongresi është një mjet për të identifikuar mangësitë dhe për të mbështetur ndryshimet e nevojshme.”, thuhet në raport. Transparenca fiskale informon qytetarët se si shpenzohen të ardhurat e qeverisë dhe të ardhurat nga taksat. Ky është një element kritik i menaxhimit efektiv të financave publike. Transparenca u siguron qytetarëve një dritare në buxhetet qeveritare dhe ndihmon që qeveritë të japin llogari. Ndihmon në ndërtimin e besimit dhe qëndrueshmërisë së tregut. Raporti i Transparencës Fiskale i mandatuar nga Kongresi është një mjet për të identifikuar mangësitë dhe për të mbështetur ndryshimet e nevojshme.

Konkluzione të procesit të vëzhgimit

Departamenti arriti në përfundimin se, nga 141 qeveri të vlerësuara, 74 plotësonin kërkesat minimale të transparencës fiskale, ndërsa 67 të tjera, jo! Departamenti vlerësoi qeveritë e mëposhtme si përmbushjen e kërkesave minimale të transparencës fiskale për 2021: Afganistan, Shqipëria, Argjentinë, Armeni, Bosnjë dhe Hercegovinë, Botsvana, Brazil, Bullgari, Burkina Faso, Cabo Verde, Kili, Kolumbi, Kosta Rika, Côte d ‘Ivoire, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Fixhi, Gambia, Gjeorgjia, Gana, etj.