Elio Laze:”2 marsi 2020 si “refresh” i besëlidhjes së 25 shkurtit 2008″

844
Sigal

Nga Elio Laze

“Deputetët janë në grevë për të ndalur një grusht shteti”- Ilir Meta, shkurt 2008

Beselidhja e Ilir Metes per mbrojtjen e Kushtetutes e rrjedhimisht te Republikes dhe demokracise as nuk nisi sot dhe as nuk eshte kunder Edi Rames. Kjo eshte nje beteje qe ka nisur qe ne fund te 2007, atehere kur Rama dhe Berisha nisen diskutimet per ndryshimet Kushtetuese. Kjo gje u kundershtua me force nga Ilir Meta dhe nje grup deputetesh. Arsyeja ishte e thjeshte. Prekja asaj Kushtetute qe ishte miratuar nga populli, nga ana e politikes, do t’i hiqte instrumenta demokratike ligjore njerezve duke ia dhene politikes. Alarmi i Metes nuk u mor parasysh, dhe betejen deputetet e vijuan me nje greve urie brenda salles se parlamentit.
Po cfare kerkonte Ilir Meta dhe deputetet greviste aso kohe?
Pikerisht te shmangej kjo qe po ndodh sot. Qe vendi te kishte gjykate Kushtetuese jo vetem funksionale por edhe te zgjedhur sipas Kushtetuetes, te kishte Gjykate te Larte, jo vetem funksionale por edhe te zgjedhur ne menyre Kushtetuese, qe cdo pushtet te ishte i ndare tjetri dhe qe qeveria te rrinte larg pushtetit gjyqsor.
Por greva e deputeteve nuk u mor parasysh ne 2008. Dhe qe nga ajo dite, ka nisur perdhunimi i Kushtetutes, deri ne katandisjen e nje gjeje te pavlere sic eshte me sot.
Burimi i mungeses se drejtesise eshte mungesa e institucioneve te drejtesise, dhe kjo e ka burimin tek asgjesimi i plote i Kushtetutes qe po perpiqet te beje maxhoranca. Thene ndryshe: Grushti i shtetit qe po ben partia ne pushtet.
Ndaj, qe pas 12 viteve te themi: “Nuk e degjuam Ilir Meten para 24 viteve e ndaj jemi keshtu sot”, le te bashkohemi me 2 mars ne tubimin qytetar ne mbrojte te Kushtetutes.
Jo Kushtetutes si liber. As se keshtu thote Ilir Meta. Por te mbrojme Kushtetuten si themel i shtetit dhe si çati e qytetarit.
Me 2 mars, te gjithe ne shesh.