Edmond Panariti: Kush do ti “negociojë” negociatat?

875
Sigal

Nga Edmond Panariti

Kush do ti “negocioje” negociatat? Dialogu politik dhe bashkepunimi pozite opozitë, është bazamenti dhe kryekushti per vlefshmerine e reformave të lidhura me kriteret për hapjen e negociatave për në BE. Kjo dihet! Por ky dialog nuk ekziston, prandaj bisedimet për antaresim nuk hapen! Sepse opozita është e detyruar të dale në rrugë, ndersa qeveria është e bunkerizuar në një “status- quo” sa absurde aq dhe degraduese. Pra pyetja që shtrohet është se kush do ti negocioje “negociatat”, për rivendosjen e demokracise funksionale pluraliste? Kush do të negocioje daljen nga farsat e percaktuara si “teknikisht” ligjore por që janë “de facto” moniste dhe shtypese? Kush do të negocioje daljen nga “absurdi” dhe hyrjen në normalitet! Askush tjeter, pervec një palë “mbi palet” dhe me besimin e palëve. Këtë kerkon opozita me qeverinë kalimtare. Sa për negociatat për në BE, të cilat janë në thelb teknike , ato edhe sikur të hapeshin nuk ka kush i negocion më, sepse nuk ka negociatore! Negociatoret teknike na kane lene , ata nuk i ke më në administrate sepse janë larguar si pjesë e “reformave” .