Rama i përgjigjet tryezës së opozitës: Para pandemisë kishim vetëm të papunë, tani paskemi 2 milionë punëtorë

336
Sigal

Edi Rama i është përgjigjur opozitës, e cila përmes një deklarate të përbashkët kërkoi rishikimin e paketave ekonomike.

Teksa iu referua deklaratave të PD, Rama nuk ka kursyer edhe këtë herë ironinë.

Gjatë mbledhjes në selinë blu, opozita mes të tjerash doli në përfundimin se ‘janë lënë jashtë ndihmës financiare 750 mijë qytetarë’.

Ndërkohë Rama shkruan se para epidemisë opozita thoshte se kishim vetëm të papunë, ndërsa tani sipas saj kemi punëtorë e të varfër që duhen paguar.

“Para epidemisë kishim vetëm të papunë e të gjithë kishin ikur nga Shqipëria! Tani paskemi vetëm punëtorë e të varfër që duhen paguar, po t’i mbledhësh siç i numëron PD bëhen 2 milionë! Plus fëmijë, studentë,pensionistë,shtëpiake,

S’paska ikur kush nga Shqipëria Vaj Medet PD 7X7”, shkruan Rama.