Shkoi në spital për probleme me zemrën ,rezultoi me Covid-19, izolohet stafi mjekësor në Elbasan

286
Sigal

ISHP konfirmoi dy raste me koronavirus gjatë ditës së djeshme në Elbasan.

Flitet për një çift, ku burri 62 vjeç ishte shoferi i autobusit që dërgonte punonjësit e një fasonerie në qytet.

Pas komplikacioneve me shëndetin, gruaja 60 vjeçare është dërguar me urgjencë dje në Tiranë, kurse burri është i karantinuar në shtëpi.

Ndërkohë raportohet se gruaja në fjalë ka qenë parë në Urgjencën e Spitalit të Elbasanit, duke u ankuar se kishte probleme me zemrën.

Gruaja ka marrë trajtim nga stafi i spitalit dhe është dërguar në shtëpi pas ekzaminimeve të bëra.

Fill pas konstatimit të saj me koronavirus, mjejkët dhe infemierët që i kanë shërbyer janë karantinuar në shtëpi.

Për fat të mirë, testet e stafit mjekësor kanë dalë negativ, megjithatë ata mbetën të karantinuar në pritje të testit të dytë.