Dje protesta më e madhe e opozitës/ Protestuesit bllokuan për 2 orë të gjitha akset kombëtare të vendit. Mesazhi: “Populli nuk qeveriset dot me dhunë”

469
Sigal

Dje, protesta më e madhe e opozitës, bllokoi në  gjithë vendin akset kombëtare: Mesazhi: Nuk qeveriset populli  dot me dhunë

Protestuesja: Rama të largohet, që mos e pësojë si Çaushesku

Jakup B. GJOÇA

Protesta e djeshme e opozitës, për nga pjesëmarrja e qytetarëve dhe për nga përshkallëzimi në të gjithë vendin, ishte më e madhe më e madhja që është organizuar pas viteve 1991. Qytetarët bllokuan 12 akset kryesore të vendit, që nga Shkodra , Miloti, Tirana, Durrësi, Elbasani, Korça, Vlora e deri ën Gjirokastër për 2 orë rresht, duke shprehur vendosmërinë se vendi nuk mund të qeveriset dot me dhunë.

‘Rama ik, Rama, ik’’, – thirrja e protestuesve

‘Rama ik, Rama, ik’’, me këto thirrje nisi  protesta dhe aksioni opozitar në çdo qark të Shqipërisë. Kreu i opozitës Lulzim Basha, u ndodh  në qarkun e Elbasanit, ku sëbashku me mijëra qytetare shqiptarë protestuan në Bradashesh, ku bllokuan rrugët për dy orë.

Basha: Beteja ka nisur, është pa kthim

Kryetari i PD-së Lulzim Basha u shpreh dje, se beteja për rrëzimin e kryeministrit Rama ka filluar dhe nuk ka më kthim. Basha:  Beteja që ka nisur është pa kthim. Historia do tregojë se kjo betejë do të përfundojë me shporrjen e qeverisë së krimit dhe triumfin e vlerave europiane. E ardhmja e shqiptarëve është Europa! Shqiperia Si Europa.

Protestuesja nga Korça: Rama të largohet që mos e pësojë si Çaushesku

Një protestuese nga Korça i bën thirrje kryeministrit Rama që të largohet, pasi në të kundër do ta pësojë si Çaushesku. “Kjo protestë është bërë për të përmbysur atë, kriminelin, banditin që ja ka vënë thikën në grykë të gjithë popullit. Prandaj ai të qërohet,  që mos e pësojë si Çaushesku”, – tha protestuesja.

Berat, digjen gomat mes rrugës

Protestuesit në Fier u mbodhën në rrethrrotullimin e Sheqit, por u ndodhën përballë një kordoni të  policies, të cilët u penguin  për të vazhduar rrugën. Protestuesit, në mënyrë paqësore i bëjnë thirrje policisë që të hapin rrugën dhe të mos pengojnë qytetarët të protestojnë. Ndërsa protestuesit në Berat kanë djegur gomat në mes të rrugës.

Vlonjatët e zhgënjyer: S’jemi as me PD-në as me LSI-në, Rama do t’i paguajë të gjitha

 

Një grup qytetarësh nga  Vlora kanë dalë në protestë dhe shfaqen të zhgënjyer nga sistemi. Ata shprehen se nuk janë as më PD-në dhe as me LSI-në por që kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti. “Në kemi dalë për të protestuar, nuk jemi as me LSI dhe as me PD-në, na latë pa bukë, na degjeneruat, na morët pronat. Ky ishte ai kryeministër që tha më jepni votën se do të fus 300 mijë veta në punë, 500 mijë ikën. Ky është bastard, kriminel, do i paguajë të tëra, perëndia vonon, por nuk harron. Deri pardje thoshte negociatat do të fillojnë në qershor, ai është kryemashtrues dhe maskara,”- u shpreh një prej tyre.

Kryemadhi nga Durrësi: Ky sistem do shembet, largimi i Ramës dhe zgjedhjet e lira  janë çështje të panegociueshme

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u bashkua me protestuesit tek Plepat në Durrës. Kryemadhi, ndër të tjera tha: Demokracia pa liri është diktaturë. Shqiptarët janë këtu për t’u përballur më këtë gjenocid që ka krijuar Rama, një gjenocid heshtës ndaj të rinjve shqiptarë. Opozita nuk ka qëllim pushtimin e godinave por pushtimin e zemrave të shqiptarëve. Duam t’u japim shqiptarëve shpresën se Shqipëria do të bëhet. Në do të bëjmë çdo lloj proteste për të sensibilizuar shqiptarët. Jemi të përgatitur për të shkuar deri në pikën e fundit për t’i treguar Edi Ramës që këtë popull nuk e merr dot peng.

Protestuesit në Shkodër: E duam Shqipërinë si gjithë Europa

Protestues të shumtë opozitarë u mblodhën në Shkodër, duke bllokuar qarkullimin drejt Veriut.  Protestuesit kanë thirrur në korr: “Rama ik, Rama ik”, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” etj. Protesta të mëdha u organizuan edhe në Gjirokastër, Korçë, Dibër, Vlorë, Berat, Milot, Tiranë, tek sheshi i Shqiponjës.

 

Policia arreston qytetarët

Pas protestës së djeshme të opozitës policia ka ngritur postblloqe, ndërsa në Tepelenë janë arrestuar 5 persona. Mësohet se mes personave të ndaluar është edhe kryetari i degës së PD-së në Tepelenë, Ladi Bana. Edhe gjatë protestës së djeshme në Gjirokastër, policia u pa me zë dhe me figurë se si i kërcënonte qytetarët nëse nuk do të zhbllokonin rrugën.

Ish ministri i Jashtëm Mustafaj: Rama po vepron si në 1991

Ish ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj u shpreh se revolta popullore nuk mund të ndalet me ashpërsim të Kodit Penal. Duke komentuar deklaratat e Ramës se do të ashpërsohet Kodi Penal për këdo që bllokon rrugët, Mustafaj tha se kryeministri po vepron si Ramiz Alia në vitin 1991, kur dënohej prekja e bustit të Enverit. “Unë besoj se Shqipëria është një vend i lirë, ku mund të protestosh lirisht. Rama ka bërë deklarata të ç’ekuilibruara kohët e fundit, në lidhje me ndërhyrjet në Kod Penal për bllokim rrugësh. Kjo tregon represionin e pushtetit të tij karshi qytetarëve. Rama po vepron si Ramiz Alia në vitin 1991, kur dënohej cenimi i bustit të Enver Hoxhës”, tha Mustafaj.