Edi Rama : Njerëzit ikin sepse mediat shpifin dhe hedhin baltë…

173
Sigal

Gjatë konferencës ditën e sotme, ku foli për përgjimet e anti-mafias italiane, në të cilat dëgjohen disa persona të lidhur me Ndragetan të flasin për leje ndërtimi në kryeqytet, rryshfete prej 20% dhe korruptimin e një drejtuesi të policisë, Edi Rama është munduar të gjejë edhe arsyen përse largohen shqiptarët masivish nga vendi.

Sipas kryeministrit, Shqipëria është bërë vend i pajetueshëm, por kjo nuk ka ndodhur prej qeverisjes së tij tetë vjeçare, por ka ndodhur për shkak të mediave… Rama tha se “shpifjet” dhe “balta” që hidhet, kanë detyruar shqiptarët të largohen.

Duke e barazuar veten me Shqipërinë, kryeministri tha se mediat po i bëjnë një dëm shumë të madh vendit, duke i nxjerrë “një nam të pamerituar”.

Në fakt, mediat thjesht kanë publikuar përgjimet e anti-mafias italiane dhe ato nuk kanë asnjë lidhje me namin e Shqipërisë, por kryesisht me namin e qeverisë dhe kryebashkiakut të Tiranës, që përmenden nga mafiozët.

E dua Shqipërinë më shumë se ju dhe e dua më shumë se ju, sepse kam shumë më tepër kujdes, edhe kur flas për kundërshtarët e mi, që çfarë i takon Çezarit të shkojë tek Çezari, por çfarë i takon Zotit të jetë e Zotit. Zoti është Shqipëria, ky vend që një nga arsyet pse shumëkush do të ikë, është sepse është i pajetueshëm, në këtë zallamahi, në këtë poshtërsi, në këtë maskaradë balte, shpifjes, akuzash, kundër akuzash dhe poshtërsishë. Nuk ja bën njeri vendit të vet, këtë që i bëjnë Shqipërisë ata që kanë një mikrofon para. Për t’i nxjerrë sytë njëri tjetrit, janë gati ta shkelin Shqipërinë orë e çast, duke i përhapur kudo një nam të pamerituar“, tha Rama.