“Po betonizohet hyrja e parkut të Liqenit”, PD nxjerr dokumentet: Ndërtesë 9 kate për familjen “Rama”

315
Sigal

Përmes zëdhënëse Ina Zhupa, Partia Demokratike, ka denoncuar nisjen e betonizimit në hyrje të Liqenin Artificial të Tiranës.

Sipas, Zhupës dhe dokumenteve të publikuara prej saj, është dhënë leje për një ndërtesë mbi 9 kate për firmën ku punon vajza e bashkëshortes së Edi Ramës, Rea Xhillari.

Zhupa u shpreh:

“Zona e propagandua nga Veliaj se do i kthehej parkut të liqenit por ndërkohë është planifikuar për shërbime, zyra, parkim, banim, ku kullat e klientëve të zakonshëm do zaptojnë edhe këtë territor në hyrje të parkut.”

Postimi i plotë:

“Veliaj nis fazën e parë e BETONIZIMIT të zonës së PARKUT TE LIQENIT,  me ndertesa mbi 9 kate e 29 metra lartesi!  Zgjedh firmen e 51N4E, e njohur si vendi i punës së Rea Xhillarit, vajzës së familjes Rama.

E kemi paralajmëruar dhe faktuar me dokumente që në 2018, betonizimin e zonës së parkut te Liqenit, atje ku ndodhet garda e republikës, me preteksin që aty do transferohej Biblioteka Kombetare edhe Qëndra Kulturore për femijë për të hapur rrugën e ndërtimeve shumëkatëshe. Ateherë Veliaj e mohoi, edhe si në cdo rast tjetër thjesht mashtroi.

Bashkia Tiranë ka shpallur fituesin e tenderit për “Hartimin e Planit të Detajuar Vendor të Njësisë TR/169” që është zona ku ndodhet Garda e Republikës pranë parkut të liqenit , fituese ka rezultuar kompania “I Ri “ sh.p.k. Por ky është vetem emri që nga mbrapa ka zotëruese kompaninë “51N4E” sic tregojnë dokumentat dhe Gent Agollin, ish konsulentin e “Sheshit Skenderbej”, pra klientet e zakonshëm të pushtetit.

Zona e propagandua nga Veliaj se do i kthehej parkut të liqenit por nderkohë është planifikuar për shërbime, zyra, parkim, banim, ku kullat e klienteve të zakonshem do zaptojnë edhe këtë territor në hyrje të parkut.

Ky plan i Veliajt dëmton akoma më shumë qytetarët e Tiranës, ku çdo cep po betonizohet edhe hapësira e vetme e gjelbër si parku po kafshohet me kulla nga te gjitha anët e saj.”