Monika Kryemadhi:Edi Rama është frikacak, pa LSI-në nuk ka fituar asnjëherë

328
Sigal

 Adhurimi i Ilir Metës për Heronjtë e Luftës ka lidhje me familjen e tij si bazë e LANÇ. Veprimet dhe sjellet si President, më të mirat në karrierën e vet politike

Pavarësisht ndryshimit të Kushtetutës dhe më pas të Kodit Zgjedhor në mënyrë të njëanshme nga ana e mazhorancës socialiste në pushtet, për kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi makinacione të tilla nuk e ndryshojnë dot votën e qytetarëve. Këtë përgjigje jep ajo kur pyetet për qetësinë e opozitës teksa zgjedhjet parlamentare por afrojnë, ndërsa shton se e ashtuquajtura “makineri” e pushtetit në dispozicion të PS-së, sipas saj është thjesht virtuale. Monika Kryemadhi:  “Jam e qetë sepse çdo ditë minimumi takoj 100-150 veta. Takoj policë që ulërasin për mënyrën se si i trajton shteti i tyre. Takoj mjekë që kanë pagë 480 mijë lekë dhe u thuhet të blejnë maska dhe dezinfektonte. A e dini ju pse ka vendosur maska ai? Sepse të njëjtët njerëz i çon në takime edhe në Tiranë, edhe në Durrës dhe u vë maska që të mos i njohin. Të ndryshosh Kushtetutën nuk e ndryshon votën. Taktikat elektorale nuk të shpëtojnë. Nuk do të guxojë njeri të trokasë në derën e një qytetari për ta kërcënuar për vendin e punës. Unë e njoh Edi Ramën shumë mirë. Është bërë tre herë kryetar bashkie me LSI-në. Në 2013 fitoi për shkak të LSI-së dhe në 2017 për shkak të PD-së. Një herë që kishte LSI-në kundër humbi. Edi Rama është frikacak edhe përpara shoferit të tij.”

Adhurimi i Ilir Metës për Heronjtë e Luftës

E ftuar në RTSH kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar mbi rolin e bashkëshortit të saj, Ilir Meta në postin e Presidentit të Republikës. Kryemadhi u shpreh se sjelljet dhe veprimet e Ilir Metës në presidencë janë më të mirat në karrierën e tij politike. Duke folur mbi deklaratën e Presidentit të Republikës për Margarita Tutulanin, Kryemadhi theksoi se ajo është e sinqertë duke parë lidhjen shpirtëtore që ka Ilir Meta me Luftën Nacional Çlirimtare. Kryemadhi: “Njeriu  e zgjedh vetë standardin e jetës por unë një gjë dua të them, që në të gjithë historinë dhe në të gjithë debatin që ndodhi, unë jam e bindur që sjellja dhe veprimet e Ilir Metës kanë qenë si asnjëherë tjetër përsa i përket karrierës së tij politike si President. Mendoj që gazetarët Ilir Metën,  nuk duhet ta gjykojnë nga statuset e tij të Facebookut, por duhet ta gjykojnë nga vendimet që ka bërë dhe vendimet e Ilir Metës si President kanë qenë vendime jo vetëm kushtetuese,  të cilat kanë marrë vulën dhe miratimin e Komisionit të Venecias, por kanë qenë dhe vendime shumë patriotike, për këtë ua garantoj. Përsa i përket të qenurit i majtë dhe përsa i përket të qenurit patriot dhe ajo që mendoj dhe që është jetësore në përditshmërinë e Ilir Metës, lidhja e tij familjare me Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, unë e kuptoj që dashuria e sinqertë e Ilir Metës është më e madhe për Margarita Tutulanin se për mua. Pse e them këtë? E them  sepse  adhurimi i Ilir Metës për heronjtë e luftës nuk është tani, por që kur ka qenë student i dhjetorit. Ilir Meta ka qenë student i dhjetorit dhe ka qenë përballë Ramiz Alisë, mbrapa Azem Hajdarit, mbrapa Arben Imamit gjatë kohës që ndërtohej pluralizmi. Një nga arsyet e distancimit të Ilir Metës ishte Lufta Nacional-Çlirimtare, ishte rrënimi i vlerave dhe ndërtimit e rindërtimit të Shqipërisë në ato vite, pavarësisht politikës. Unë mund të jem pak më tolerante, por Ilir Meta nuk të toleron në këtë gjë. Unë nuk kam parë që dekorohet ndonjë për së gjalli. Unë kam parë vetëm ambasadorë që dekorojnë ambasadorë pafund për hapje negociatash, por unë negociata nuk kam parë deri më sot. Të jeni të bindur që dashuria e Ilir Metës për Margarita Tutulanin është e sinqertë. Mos harroni që dhe Afërdita Tutulani, motra e Margarita Tutulanit, ka qenë një nga themelueset e LSI-së.”