Interi nuk ndalet në merkato, kërkon të mbyllë akordin me mesfushorin italian

344
Sigal

Eliminimi nga Kupa e Italisë dhe shkëputja e madhe nga Juventus, kanë bërë që Interi të nisë të mendojë që tani për merkaton e përforcimeve gjatë kësaj vere. Achraf Hakimi është emri i parë që do t’i bashkohet organikës së Contes. Mbrojtësi maroken pritet të mbërrijë në Milano për të kryer vizitat mjekësore dhe për të hedhur firmën mbi kontratë, drejtuesit zikaltër kanë hedhur sytë nga Sandro Tonali, pasi duan të mbyllin sa më shpejt marrëveshjen. Momentalisht Brescia pretendon 50 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa zikaltrit janë gati të ofrojnë 30-35 milionë euro, për të marrë në Milano një nga mesfushorët më të talentuar italianë, që vlerësohet shumë edhe nga Conte. Drejtuesit zikaltër vijojnë punën edhe për atë në dalje, pasi shpresojnë që këtë verë të shesin emra si Perisic e Joao Mario, që do të sillnin para të mjaftueshme për të financuar blerje të reja.