Shqipëria ‘ngrin’ të mërkurën, ja çfarë pritet nga moti gjatë javës

221
Sigal

E mërkura do të sjellë rënie të temperaturave në mënyrë të ndjeshme në orët e mëngjesit dhe të mesditës, ku vlerat do të luhaten në -7 gradë në zonat e thella malore dhe maksimumi me 8-9 gradë.

Meteorologia e Meteoalb Adiola Bani bën parashikimin e javës ku tregon se nga nesër do të kemi kthjellime, por të premten do të rikthehen reshjet e shiut dhe dëborës të cilat do të zgjasin deri në fundjavë.

Por kur pritet që temperaturat të rriten?

Sipas meteorologes, e shtuna dhe e diela sjellin rritje të temperaturave të ajrit duke na rikthyer në normalitetin e muajit janar.

Adiola Bani:  Zonat veriore dhe qendrore aktualisht kanë patur përmirësim të kushteve të motit ku mbeten me reshje të pakta dhe të izoluara shiu ndërsa zonat jugore dhe juglindore aktualisht kanë reshje në formën e rrebesheve. Në zonat e thella malore kemi reshje dëbore.

Situata vjen duke u përmirësuar duke filluar nga orët e mbrëmjes dhe në vijm do kemi pauzë të reshjeve, duke bërë që e mërkura të paraqitet kryesisht me mot të kthjellët dhe reshje të izoluara në territorin shqiptar, situatë e cila do vijojë deri ditën e premte në orët e vona të mbrëmjes ku presim rikthim të reshjeve duke bërë që fundjava të jetë me reshje shiu dhe dëbore.

Sa i përket temperaturave të ajrit kanë pësuar rënie sot gjatë orëve të mëngjesit, rënie më e ndjeshme do ndihet mëngjesin e së mërkurës dhe gjatë mesditës, duke bërë që vlerat ditore të luhaten ditën e mërkurë nga vlerat -7 gradë në zonat e thella malore ndërsa maksimumi do parashikohet deri në 8 apo 9 gradë. Këto ditë të ftohta do mbeten prezentë edhe ditën e enjte dhe ditën e premte.