Ministrja Kushi mbledhje me drejtuesit e ZVA-ve / Në fokus, garantimi i mëtejshëm i masave për shkollat në stinën e dimrit

209
Sigal

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi ka organizuar mbledhjen e radhës me drejtuesit e të gjitha zyrave vendore arsimore.

Gjatë kësaj mbledhjeje është bërë vlerësimi i situatës aktuale në shkollat që ndodhen në zonat e prekura nga reshjet e dendura të shiut dhe dëborës.

“Zyrat tona arsimore së bashku me bashkitë po tregojnë vëmendje maksimale gjatë stinës së dimrit, për garantimin e kushteve në mjediset e brendshme të shkollave dhe për vijimin sa më normal të procesit mësimor”- thekson Ministrja në statusin e saj në rrjete sociale.|