Peka: Familjarët e Bashës më 1997 kanë pasur funksione te VEFA, nuk e ka votuar as bashkëshortja

343
Sigal

Gazetari Çim Peka i ftuar në një emision, foli për deklaratën e bërë sot nga Lulzim Basha.

Peka theksoi se familjarët e Lulzim Bashës më 1997 kanë pasur funksion në VEFA, duke shtuar se Basha po ashtu ka qenë ministër i Brendshëm më 21 janar.

Po ashtu, Peka vlerësoi se Bashën nuk e ka votuar as bashkëshortja e tij, që nuk ka pranuar të marrë pasaportën shqiptare.

“Familjarët e Lulzim Bashës ka pasur rol në VEFA, është frikacak i lindur. Ky ishte fjalimi i Fugës, sjellja e tij ndaj gazetares Ambrozia Meta dhe gazetarëve të tjerë ishte arrogante, kur sulmoi gazetarët, reaguan të gjithë punonjësit e medias. Basha është bërë mashtrues. Basha ka bërë kërcënime të gabuara. Basha është një njeri që nuk e ka votuar as bashkëshortja e tij, që ka pashaportë holandeze, kurrë nuk e ka votuar sepse nuk ka pranuar të marrë pashaportë shqiptarë.

Sali Berisha nëse ka mëkate, ka vetëm ndaj Syrit, është i vetmi person që edhe kur ka pasur gabim Basha, kur ka qenë Basha edhe në pazar ka mbajtur anën e tij. Lulzim Basha të japë llogari. Ministri i Brendshëm në 21 janar akuzon. Basha të japë llogari për rolin që ka pasur më 21 janar, si janë pasuruar familjarët. Basha nuk vjen kurrë në pushtet. Basha do të mbajë familjen ekonomike të bashkuar. Ndërpreu protestën e Rrugës së Kombit se kishte kunatin aty. Syri do e investigojë deri në fund Bashën”, deklaroi Peka.