Drejtuesi politik i Qarkut Dibër, Xhelal Mziu: E keqja e përbashkët e gjithë shqiptarëve është Edi Rama dhe “Rilindja”

193
Sigal

Ditën e sotme, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu ka zhvilluar takimin përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit me banorët e fshatit Kastriot, nga ku tha se entuziasmi dhe era e fitores tashmë ndihen kudo.

“Pjesëmarrje masive, të djathtë dhe të majtë ndershëm , të zhgënjyer nga keq qeverisja e Rilindjes, po rshojnë shesheve të cdo zone në Dibër për të rrëzuar këtë të keqe të madhe qe ka marrë peng Dibrën dhe gjithë Shqipërinë.”,- është shprehur Mziu me anë të një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale ku ka treguar dhe detaje nga takimi me banorët e Kastriot.

 

Postimi i plotë i Xhelal Mziut:

Takimi përmbyllës me banorët e Kastriotit.
Entuziazmi dhe era e fitores tashmë ndihen kudo.
Pjesëmarrje masive, të djathtë dhe të majtë ndershëm , të zhgënjyer nga keq qeverisja e Rilindjes, po rshojnë shesheve të cdo zone në Dibër për të rrëzuar këtë të keqe të madhe qe ka marrë peng Dibrën dhe gjithë Shqipërinë.
Sot e keqja e përbashkët e demokratëve, socialistëve të ndershëm, e gjithë Shqipëtarëve është një…Edi Rama dhe Rilindja.
Ne jemi shpresa
Ne jemi Besimi
Ne jemi e ardhmja
Ne jemi ndryshimi
Se bashku do ta ndryshojmë Shqiperinë
#VOTO_PD_AN_9
#ShqiperiaFiton