Presidenti Ilir Meta: As frikësimi dhe as blerja me zarfa dhe ushqime nuk e ndal Triumfin e Demokracisë dhe Sovranit më 25 Prill

255
Sigal

Pasi kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi kapi në flagrancë “rilindasit” që po përpiqeshin të blinin vota me ushqime dhe zarfe elektorale në zonën e Vaqarrit në Tiranë, ka reaguar dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta i cili tha se, opozita duhet të organizohet në mënyrën më të mirë për të parandaluar këto fenomene kriminale elektorale nga të cilat Kryerilindasi nuk shkëputet dot.

“As frikësimi dhe as blerja me zarfa dhe ushqime nuk e ndal Triumfin e Demokracisë dhe Sovranit më 25 Prill! Tolerancë zero për krimet zgjedhore!  Ligj special për të përjashtuar përgjithmonë nga administrata vendore dhe qendrore zyrtarët, që konsumojnë krimet zgjedhore.”,- shprehet Kreu i Shteti në reagimin e tij të shpërndarë në rrjetet sociale

Reagimi i plotë i Presidentit Ilir Meta:

E përgezoj kandidatin Belind Këlliçi për kapjen në flagrancë të “rilindasve” të Vaqarrit, me ushqime dhe zarfa elektorale. Opozita duhet të organizohet në mënyrën më të mirë për të parandaluar këto fenomene kriminale elektorale nga të cilat Kryerilindasi nuk shkëputet dot.

As frikësimi dhe as blerja me zarfa dhe ushqime nuk e ndal Triumfin e Demokracisë dhe Sovranit më 25 Prill! Tolerancë zero për krimet zgjedhore!

Ligj special për të përjashtuar përgjithmonë nga administrata vendore dhe qendrore zyrtarët, që konsumojnë krimet zgjedhore.

Mbani shënim çdo emër dhe dokumentoni me foto dhe video cilindo