Dr. Vili Minarolli: Rilindja po i  fut thikën pas shpine Kosovës

59
Sigal

Dr. Vili Minarolli, ish ambasador në Athinë dhe Vienë

Më vjen keq kur dëgjoj të thonë se PS dhe Rilindja janë e njëjta gjë. Njoh dhe kam miqësi me shumë socialistë njerëz të ndershëm, të moralshëm, që e duan vendin dhe Kombin, jo vjedhës, jo mashtrues, jo gënjeshtarë dhe t’i krahasosh me të paudhët e Rilindjes është më shumë se poshtërsi për ata që e konsiderojnë pluralizmin politik si oksigjen i demokracisë. Rilindja nuk është parti, është një sekt okult, një grumbullim mashtruesish profesionistë, të pamoralshëm, hajdutësh ordinerë që një dorë e stervitur i ka mbledhur dhe i ka bërë bashkë. Po kjo dorë eleminon çdo individ që i del “skarco” në parimet dhe idetë e tij që janë thjesht veset më të urryera të njerëzimit. Shesin e blejnë gjithçka, nga familja, shokët, bashkëpunëtorët, e deri vendin e tyre se atdheu i tyre është paraja dhe pasuria, dhe nuk kanë asnjë skrupull moral duke bërë aleanca me djallin dhe të birin. Shikoni se ç’po bëjne këto ditë të fushatës.

Rilindja nuk është parti, është një sekt okult, një grumbullim mashtruesish profesionistë, të pamoralshëm, hajdutësh ordinerë që një dorë e stervitur i ka mbledhur dhe i ka bërë bashkë

Kanë dalë fare lakuriq si atëherë kur bënin publike orgjirat për t’u prezantuar si përfaqësues të LGBT për të përfituar donacione nga ambasadat në Tiranë. Nuk kanë asnjë fre në ligjërimet dhe monologet e tyre, ashtu si katër, apo tetë… vite më parë. Dhe shikoni kush ju vjen në ndihmë armiqtë e Kombit tonë. A mund ta bënin këtë tradhëti kombëtare socialistët, shumë miq të mij që t’i fusnin thikën pas shpine Kosovës? Vetëm në fushatë si pjesë e mashtrimit, përmendet emri PS dhe duket diku rralle ndonjë simbol i PS i pangjyrosur mavi. Ky sekt i rrezikshëm që ka uzurpuar shtetin tonë me gjithçka që ka, pranon dhe sajon çdo mashtrim e manipulim, madje ta quash si të duash për ta sharë, po vetëm të mos e luash nga karrikja e pushtetit, që përkthehet nga tepsia për të vjedhur pasurinë kombëtare dhe për të arritur synimet antikombëtare. Prandaj 25 prilli pa ndarje partiake është dita për ta pasur atdheun tonë apo për t’ua lënë këtyre të paudhëve? Këtë të mendoj çdo kush që i thotë vetes shqiptar.