“20 hektarë tokë Balilit”, ish-ministri Panariti i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” akuzave të Braçes

548
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, gjatë interpelancës me ministrin Niko Peleshi ka bërë akuza ndaj Ministrisë së Bujqësisë se në vitin 2016 ka lidhur kontrata me kompanitë e familjes Balili. Në këtë kohë, kjo ministri drejtohet nga deputeti i LSI-së, Edmond Panariti.
Pas këtyre denoncimeve të Braçes për dhënien e 20 hektarëve tokë bujqësore Klement Balilit, ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili ka hetuar hetim për këtë çështje dhe procedim penal për përgjegjësit, duke nënkuptuar ish-ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti.
“Nuk jam marre, nuk merrem dhe nuk do te merrem kurre me biografi, partishmeri dhe kritere klasore ne zbatimin e ligjit. Kontratat e qiradhenies se tokave jane plotesisht ne perputhje me ligjin, te hapura ndaj cdo kontrolli dhe verifikimi. Dua vetëm te kujtoj se kontrata e qiradhenies qe u tund sot publikisht ne parlament me akuza, sajesa dhe shpifje, eshte dhene me Vendim te Këshillit te Ministrave dhe është kaluar per ekzekutim nga Ministria e Arsimit te Ministria e Bujqësisë. Sa per tradheti, besoj se nuk ka tradheti me te madhe se te pengosh me vote bllokuese, prokurorine ne kerkesen e saj drejtuar parlamentit, për të hetuar funksionare te lartë te dyshuar per trafiqe”, shkruan ish-ministri Panariti.
Sigal