Donacionet për Shqipërinë, Kryemadhi: Të administrohen me transparencë dhe përgjegjësi të plotë

418
Sigal

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka shprehur mirënjohje për të gjithë vendet e botës, që u solidarizuan me Shqipërinë dhe dhuruan  1.15 miliardë euro për rindërtimin, pas tërmetit tragjik të 26 nëntori 2019.

Në një postim të bërë në Facebook, Kryemadhi ka shkruar se ndihet mirënjohëse për kontributin e bërë për të ndihmuar shqiptarët infrastrukturën e dëmtuar pas tërmeteve, që goditën vendin.

Ja postimi i plotë i Kryemadhit

Miqtë i qëndruan në krah Shqipërisë në këto momente të vështira.
Mirënjohje për kontributin e tyre për të ndihmuar qytetarët shqiptarë dhe infrastrukturën e dëmtuar pas tërmeteve, që goditën vendin.
Tani është koha që kjo mbështetje t’u shkojë sa më parë, në radhë të parë familjeve që janë të pastreha.
Miqve nga të gjitha anët e globit faleminderit që na u gjendët pranë.
Çdo euro ndihmë është e çmuar dhe duhet të administrohet me transparencë dhe përgjegjësi të plotë.
Solidariteti i treguar nga vendet mike dhe institucionet ndërkombëtare kërkon seriozitet dhe angazhim të gjithanshëm!
Zoti ju bekoftë të gjithëve, ju dhe qytetarët tuaj!
Ju faleminderit!