Skandal/ Ministrja Balluku turpëron Shqipërinë, i anulon papritur takimin ambasadorit norvegjez

712
Sigal

Arroganca e ministrave të qeverisë së Rilindjes Socialiste tashmë demonstrohet edhe me partnerët ndërkombëtarë. Ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjisë, Balluku, e cila deri tani vetëm ka shkarkuar gjithë drejtorët e Përgjithshëm që ka në varësi, si edhe ka anuluar koncesionet e ministrit paraardhës, dje ka shkaktuar një skandal, ku me arrogancën dhe mos korrektesën e saj ndaj partnerëve tanë evropianë, nxin imazhin e Shqipërisë. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka shkaktuar një skandal të vërtetë, sa i përket marrëdhënieve me jashtë. Burimet kanë bërë të ditur, se këtë të martë ishte parashikuar një takim i ministres Balluku me ambasadorin norvegjez në Shqipëri dhe në Kosovë, Strand Sjaastad, i cili është paraqitur në mënyrë korrekte në orarin e përcaktuar në selinë e ministrisë. Por çuditërisht Sjaastad është përballur me një situatë të pakëndshme. Burimet kanë bërë të ditur se ambasadorit norvegjez i është bërë e ditur se takimi me ministren ishte shtyrë për një tjetër moment, pa i dhënë shpjegimet e duhura, thua se ai ishte ndonjë fshatar nga katundi i Tiranës. Një rast i tillë mund të konsiderohet i paprecedentë në marrëdhëniet e qeverisë me ambasadat e akredituara në Tiranë, të cilat kontribuojnë me mbështetjen me projekte të ndryshme për zhvillimin e Shqipërisë. Edhe më herët ambasada norvegjeze ka krijuar mundësinë për bursa studimi për studentët shqiptarë. Një tjetër kontribut është dhe ai, në mbështetje të investimeve për energjinë e pastër dhe të rinovueshme. Megjithatë, pas marrjes së njoftimit ambasadori norvegjez, edhe pse i fyer nga moskorrektesa e ministres Balluku, është larguar nga ministria, duke pranuar kështu njoftimin e njëanshëm dhe në momentin e fundit prej ministres Balluku, e cila ka vetëm një muaj në detyrë.