“Do t’i bëjmë zero taksat për ushqimet e popullit” Vasili nxjerr videon: Kjo ishte gënjeshtra e Edi Ramës, nuk mbajti premtimin

277
Sigal

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka publikuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama të bëra para ardhjes në pushtet të socialistëve, në të cilën premton se do të bëhen zero taksat për ushqimin.

“Nuk do t’iu kërkojmë më familjeve të zakonshme të këtij vendi të paguajnë 20% taksë për kilen e bukës, 20% taksë për kilen e qumështit, 20% taksë për kokrrën e vezës, të miellit, të orizit. Ne do t’i bëjmë zero taksat për ushqimin e popullit”, thotë Rama në video.

Vasili shkruan se kryeministri nuk e mbajti kurrë premtimin dhe se kush e beson e ka problemin vetëm me veten.

“Ja si gënjente KM ose Krye Mashtruesi edhe për bukën e gojës! (VIDEO).

KM kishte premtuar të bënte ZERO, TVSH-në për ushqimet e shportës.

Ushqimet e shportës janë mbijetesa e qytetarëve.

GËNJEU. Nuk e mbajti kurrë premtimin!

Kush e beson më KM ose Krye Mashtruesin e ka problemin vetëm me veten dhe me asnjë tjetër”, shkruan Vasili.