Dita e 11 e grevës, naftëtarët gra: Na presin fëmijët, duan bukë

48

“Jemi gra të forta”. Në ditën e 11-të të grevës, gratë naftëtarë shprehen se e kanë të vështirë ta konceptojnë që po u kërkohet që të negociojnë për bukën e gojës. Thirrjen e kryeministrit e konsiderojnë papërgjegjshmëri.

“Patjetër që do ta vazhdojmë nuk kemi ku të shkojmë të na japin lekët e prapambetura të ushqejmë fëmijët, na presin fëmijët të shkojmë me lekë në shtëpi që t’u blejmë bukë dhe ilaçe. Kjo është papërgjegjshmëri e kryeministrit që thotë këtë sepse në një shtet demokratik nuk e di s të thotë hajde negocio për bukën e gojës kur ne kemi punuar vetë, s’po kërkojmë që të na i falin. Ne duam lekët që kemi punuar”,-shprehen ato.

Kryetari i Sindikatës, Sokol Dautaj ka rezultuar me Covid-19, fatmirësisht asnjë prej grevisteve nuk ka shfaqur simptoma. “Kauza jonë do të vazhdojë e kemi thënë që në fillim nuk lëvizim pa marrë 13 pagat e fituara me gjyq, të negociojmë për fillimin e punës. Do vazhdojmë deri në fund. Nuk kemi simptoma të Covid, je jemi gra të forta, u bëjmë thirrje që të paktën të shikojnë situatën në uzinën tonë, janë gra të forta, nuk e lë grevën”, tha një tjetër.