Meta: I vendosur me vullnet të hekurt në shpartallimin e përpjekjes për vendosjen e një junte

211
Sigal

Presidenti ka qenë dhe do mbetet gjithmonë në mbrojtje të Kushtetutës dhe popullit shqiptar. Nëse nuk do të ketë reflketim, Presidenti është i vendosur me një vullnet të hekurt në shpartallimin e kësaj përpjekje për vendosjen e një junte.
Presidenti ka disa vjet që paralajmëron për plotësimin e kushteve për integ europian. Ka qenë Bundestagu, institucioni më i rëndësishëm në rrugën e integrimit dhe sigurisht ky akt kaq i shëmtuar që ndodhi dje, duke shkelur një marrëveshje, e cila në vetvete nuk ishte një gjë e madhe pasi nuk duihet të vihen në diskutim. Ajo mori jehonë ndërkombëtare, do të thotë se është shumë e qartë që akti i djeshëm synon të hedhë në erë pluralizimin politik në Shqipëri dhe vendosja e një muri kriminal në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE.
Për këdo që i ka sytë në ballë e kupton që Marrëveshja e 5 Qershorit është shkelur. Kjo që ka ndodhur është një ftesë për tu rikthyer në diktaturë, për t’u rikthyer në fundit e viteve ’80 kur për fjalën e lirë varej poeti Havzi Nela.