Ditmir Bushati: Vullneti i palënkundur i Kosovës drejt BE

137
Sigal

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar pasi udhëheqësit e Kosovës nënshkruan kërkesën për anëtarësim në BE. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Bushati thotë se ky nënshkrim shënon hapin e parë zyrtar në rrugën e anëtarësimit. Ai deklaron se Kosova ka bërë progres të qenësishëm në rrugën e reformave shtetndërtuese. “Nënshkrimi i sotëm nga ana e Kosovës i letrës së aplikimit për anëtarësim në BE shënon hapin e parë zyrtar në rrugën e anëtarësimit. Ky hap vjen pak ditë pas Samitit të Tiranës BE – Ballkan Perëndimor, ku u ra dakord për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Që nga fitorja e lirisë, e më pas shpallja e pavarësisë, Kosova ka bërë progres të qenësishëm në rrugën e reformave shtetndërtuese. Rruga drejt anëtarësimit në BE do të jetë sfiduese dhe jo e lehtë. Por Kosova ka demonstruar vijimësisht vullnetin e palëkundur për t’u bashkuar me familjen europiane.”