SHBA godet presidencën e Zimbaves të lidhur me Mërtirin

118
Sigal

Administrata Biden vendosi të Hënën sanksione për korrupsion ndaj djalit të presidentit të Zimbabvesë. Masat, siç raporton “Associated Press”, vijnë para një samiti të liderëve afrikanë në Uashington, që SHBA përgatitet të presë. Departamenti i Thesarit njoftoi se po godiste me sanksione katër persona nga Zimbabveja dhe dy kompani për rolet e tyre në minimin e demokracisë dhe lehtësimin e korrupsionit të nivelit të lartë. Të sanksionuarit përfshijnë Emmerson Mnangagëa, Jr., djali i presidentit të sanksionuar më parë të Zimbabvesë, Emmerson Mnangagëa. Departamenti i Thesarit bëri me dije se i riu Mnangagëa ka qenë në krye të interesave të biznesit të babait të tij në lidhje me një biznesmen të shquar – Kudakëashe Tagëirei dhe kompaninë e tij Sakunda Holdings, që tashmë janë subjekt i sanksioneve të SHBA. Përveç Mnangagëa, sanksionet prekin gruan e Tagëirei, Sandra Mpunga; Nqobile Magëizi, dhe Obey Chimuka, së bashku me firmat Fossil Agro dhe Fossil Contracting. Të gjithë janë të lidhur me Tagëirei dhe Sakunda Holdings.

Lidhja me inceneratorët

Familja presidenciale në Zimbabve, siç është zbuluar nga raportimet mediatike, ka lidhje të forta me Mirel Mërtirin – i cilësuar “njeriu në hije i inceneratorëve” në Shqipëri dhe i akuzuar zyrtarisht në dosjen që SPAK ka kaluar për gjykim në Gjykatën e Posaçme për inceneratorin e Elbasanit. Mërtiri ka pozuar në takime të dedikuara përkrah presidentit të Zimbabves, Emmerson Mnangagëa dhe ministrit të akuzuar të Shëndetësisë atje, Obadiah Moyo. Ky i fundit është akuzuar për një aferë me protagonist pikërisht Mirel Mërtirin. Dejtues të lartë të “Natpharm”, agjencia shtetërore e Shëndetësisë në Zimbabve u arrestuan dy vite më parë në Zimbave, pas nënshkrimit të një kontrate korruptive 60 milionë dollarë me kompaninë “Drax SAGL” të biznesmenit Mirel Mërtiri. Në pranga përfundoi dhe ish-ministri i Shëndetësisë Obadiah Moyo. Referuar raportimeve të kohës së mediave lokale, Klodian Mërtiri, në bashkëpunim me biznesmenin nga Zimbabvja, Delish Nguvaja, ky i fundit një lidhje e fortë e familjes presidenciale të vendit afrikan, kanë arritur të nënshkruajnë dy kontrata, me vlerë 60 milionë euro, me agjencinë shtetërore “Natpharm”, me objekt sigurimin e pajisjeve mjekësore.