Dita e fundit me viza për Kosovën, nesër Kurti do t’i urojë qytetarët nga aeroporti ‘Adem Jashari’

27
Sigal

Prishtinë – Kjo është dita e fundit e vitit 2023, e njëkohësisht e fundit me regjim vizash për qytetarët e Kosovës. Ndërsa nga nesër me 1 janar 2024, ndizët drita e gjelbër e udhëtimit pa viza në zonën Shengen.

E për ditën e parë pa viza, Qeveria e Republikës së Kosovës në kuadër të fushatës informuese, organizon udhëtimin e parë pa viza për fituesit me fat nga pyetësi i BE-së.

Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti dhe Zv.kryeministrja dhe Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, do të urojnë dhe përshëndesin qytetarët e parë që do të udhëtojnë pa viza, dhe do të mbajnë konferencë për media.

Konferenca mbahet me datën 1 janar 2024 në Aeroportin “Adem Jashari” në Terminalin kryesor në ora 10:00.