Nesër do të lexoni/ Periudha e artë e letërsisë dhe koraca e trillimeve keqdashëse që synon të përbaltosë figurën e Skënderbeut

588
Aurel Plasari, anëtar i Akademisë së Studimeve Albanologjike, studiues dhe shkrimtar i ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili, shprehu pikëpamjet e tij mbi problematikën e Akademisë së Shkencave dhe nevojën për reformë. Plasari hedh dritë mbi koracën e trillimeve që po rrethojnë figurën e Skënderbeut e qëllimin për ta baltosur e çmitizuar këtë figurë që qëndron në thelb të shtetit shqiptar. Ai flet më tej mbi periudhat e arta të letërsisë shqipe, vlerat e librit dhe projektet e tij aktuale e në të ardhmen e afërt. 
-Vijon nga numri i kaluar-
-Profesor për të kuptuar edhe mendimin tuaj në lidhje me këtë debat që vazhdon ende të jetë i pranishëm, problemi cili është? Fakti që nuk ka një produkt shkencor, që merren shpërblime.. ndoshta nuk janë marramendëse po shpërblime që ndoshta nuk justifikohen për shkak të një produkti. Pra ku qëndron problemi i Akademisë sipas jush apo vetëm çështja e modelit?
Nuk paskeni kuptuar..
-Sapo ju pyeta, qëndron problemi vetëm tek modeli apo edhe tek këto lloj..
Problemi qëndron tek modeli i luftës së klasave. Për mua modeli i luftës së klasave ka bërë të mos reformohet.
-Dua ta mbyll me letërsinë, kam shumë pyetje dhe shumë pak minuta por dua që të rivini në një të premte tjetër shumë shpejt që të kem mundësi t;ua bëjë të gjitha. Shqipëria ka pasur figura të rëndësishme, figura të cilat kanë kontribuar në edhe themelimin e Akademisë së Shkencave, disa prej tyre edhe i përmendët të katedrave etj. Jemi në gjendje ti zëvendësojmë këta emra? Shikoni ju tek brezi i ri prurje që mund ti japin prurje dijes, kërkimit shkencor?
Tërhiqe këtë termin zëvendësim. Askush nuk mund të zëvendësohet. As ju nuk mund të zëvendësoheni. Administrativisht mund të ndodhë por si njerëz të mendimit të krijimit asnjë. Nuk vdiq Eskili dhe e zëvendësoi Shekspiri, sepse po flasim për letërsinë apo jo? Nuk vdiq Kanti dhe e zëvendësoi Schopenhauer, ose e kundërta se s’po llogaris vitet. Çdo brez krijon grupin e tij të njerëzve të mendimit, të njerëzve të produktit, ideve ose që i quajnë të elitave. Por në Shqipëri ky është një proces i dëmtuar, pse them kështu? Sepse elitat studiohen në këtë mënyrë, si lindin çfarë janë elitat? Elitat janë produkt i një seleksionimi social dhe kulturor që ndodh në shoqëri, por tek ky seleksion ndihmon elita e vjetër për promovimin e atyre që janë të selektueshëm pozitivisht. Por kur një elitë e vjetër vjen nga një regjim i deformuar çfarë rreziku ka? Që ajo të promovojë të ngjashmit e vet. 
-Kjo po ndodh profesor? 
Thashë çfarë rreziku ka, ky është një rrezik. Ata që merren me sociologjinë e kulturës duhet ta studionin se në çmasë është i verifikueshëm edhe në realitetin shqiptar ky proces defektoz.
-Si një studiues i letërsisë e i historisë së saj cilën periudhë do përcaktonit si më të artën e letërsisë shqiptare? 
Të argjendtë, vitet ’30-’40. Vitet ’30. Të artë nuk gjej. Por vitet ’30 i kam quajtur të argjendta, jo vetëm për produktin letrar, por edhe për atë gazetaresk. Për produktin e mendimit, rrymat e mendimit që konkurronin, pa vrarë njëri tjetrin pa i “vënë koburen në gjoks”. Në këtë kuptim atë periudhë, e kam njoftuar një herë si një libër të ardhshëm në një bisedë në tryezën e Blendi Fevziut dhe, nëse nuk e kam kryer përfundimisht atë libër vitet e argjendta ’30, ka mbetur edhe kopertina….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”….
Sigal