Monika Kryemadhi: Opozita kërkon largimin e Ramës dhe bandat e krimit…

569
Sigal

Prononcimi i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi pjesa I

Presidenti Meta shfuqizoi datën e zgjedhjeve. Cili është mendimi juaj?

Mendoj që gjithë këta qytetarë që janë sot në rrugë nuk janë për zgjedhjet e 30 qershorit. Gjithë këta shqiptarë gjenden sot në protestën e tyre paqësorë. Pse e them paqësore? Sepse janë mashtruar në mënyrën më të tmerrshme. U janë premtuar 300 mijë vende pune, janë larguar 500 mijë shqiptarë nga Shqipëria. Ju është premtuar energji elektrike më e lirë, por është rritur çmimi. Ju është premtuar taksa të ulëta, u janë rritur taksat, u janë mbyllur vendet e punës, po largohen fëmijët. Ju është premtuar shëndetësia falas, por është shëndetësia më e lartë në rajon. Ju është premtuar arsim i barabartë përkundrazi kemi diskriminim dhe genocid psikologjik të fëmijëve nëpër shkolla. Njerëzit sot nuk janë as për OPD, as për LSI as për flamuj politik. Njerëzit sot janë në bulevardin dëshmorët e kombit sepse kërkojnë jetë më të mirë për veten e tyre, për familjarët e tyre. Nuk mund të shikojmë realitetin shqiptar me sytë e Edi Ramës. Sythe e shqiptarëve janë me miliona që shikojnë në mënyrat më të ndryshme. Secili nga ne e shikon bën mënyrën e vet por të gjithë një qëllim kemi që tu garantojmë fëmijëve tanë një jetë më të mirë, të ardhmen, punën , sigurinë. Unë mendoj që nuk ka njeri sot në atë protestë në bulevard që të flasë për politikë. Nuk duan t’ja dinë shqiptarët për karriget e politikanë, kanë hall për fëmijët e tyre, duan punë, duan mundësi, diskutojnë sot si asnjëherë tjetër këtë situatë kaq të keqe dhe akoma më shumë e kapur dhe një qeveri e tërë që punon për nj grusht njerëzish. Punon për 5 klientë të Edi Ramës dhe 5 grupe kriminale të tij.

Tani që u anuluan zgjedhjet çfarë do të bëjë opozita, do të negociojë?

Unë mendoj se çfarë thotë kryeministri Rama nuk ka kohë që ta harxhoj. Ne jemi këtu për t’iu thënë që shumica e shqiptarëve pa dallim bindjesh politike janë kundër politikave të tij diskriminuese, kundër arrogancës së tij, kundër varfërisë. Ta harrojë politikën, politika ka marrë fund në Shqipëri. Nuk i kërcënon dot shqiptarët as me politikë, as me viza, as me burgje e asgjë. I them Ramës, që është edhe baba, prindi për fëmijën e tij sakrifikon edhe jetën. Kështu që shqiptarët nuk e kanë problem për asgjë. Mendoj që kaluari i sukseseve të tij të tmerrshme ka mbaruar. Mendoj që shqiptarëve duhet t’u jepet një alternativë e re. Një alternativë dhe një mundësi e re ku të gjithë të jenë të barabartë.

Kryeministri Rama reagoi direkt pas vendimit të Presidentit, duke thënë që Presidenti nuk mund ta ndryshojë datën e zgjedhjeve, pasi nuk janë zgjedhjet e tij dhe zgjedhjet do të bëhen me 30 qershor…

Për mua nuk ka rëndësi bëhen apo nuk bëhen zgjedhjet, ndryshon apo nuk ndryshon. Për mua ka vetëm një qëllim,ky njeri duhet të iki sepse është kryeministër me vota të vjedhura nga krimi i organizuar. Listat e deputetëve të Partisë Socialiste janë lista me bekimin e grupeve kriminale, të Vlorës, të Shkodrës, të Durrësit, të Lezhës, të Gjirokastrës e kështu me radhë. Kështu që është e kotë.

Sa keni ndikuar ju në vendimin e bashkëshortit tuaj?

Nuk kam ndikuar fare. Kam që kur kam ikur për t’u operuar, dy javë që nuk e kam takuar.

Keni biseduar besoj?
Jo absolutisht.

Do të vazhdoni me protestat tuaja apo do të negocioni?

Protestat do të vazhdojnë. Nuk ka dialog me Edi Ramën kryeministër i cili ka ardhur në mënyrë ilegjitime. Vota me të cilën ai ka ndërtuar qeverinë e tij është ilegjitime. Është një votim ilegjitim, me deputetë ilegjitimë.

Znj. Kryemadhi po si do zgjidhet situata në qoftë se ju nuk do të uleni në bisedime me kryeministrin Rama, ndërkohë që ky i fundit ka thënë që nuk e jep dorëheqjen?

Atëherë ajo është zgjedhja, nuk është problemi ynë, është problemi i tij. Ne jemi qytetarë të thjeshtë. Ne sot jemi qytetarë si gjithë të tjerët, që dalim protestojmë, protestojmë për atë që është më e rëndësishme. Disa protestojnë për demokraci, disa për fjalën e lirë, disa për median e lirë, disa për punë, disa për varfërinë, disa protestojnë për padrejtësitë që iu bëhen në Prokurori, Gjykata, etj. Kështu që kjo është shumë e thjeshtë. Dua t’ju them vetëm diçka: Ne na arrestohen të moshuar nga 80 vjeç pse nuk kanë paguar 10 mijë lekë energji elektrike dhe ka tre vjet dosja 339 dhe nuk është zbardhur ende.

Si i konsideroni deklaratat e z. Palmer, znj. Kryemadhi?

Jam shumë dakord me deklaratat e z. Palmer. Mos harroni që protestat kanë qenë paqësore, mos harroni që t gjithë episodet e dhunës kanë qenë të provokuara nga policia dhe kanë qenë vetë qytetarët që i kanë denoncuar dhe i kanë nxjerrë nga turma provokuesit. Ka edhe diçka tjetër që z. Palmer, e respektoj këtë, që nuk ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë dhe kjo është diçka shumë e mirë, sepse krizën në fund të fundit ne do ta zgjidhim. Z. Palmer jeton në SHBA, paguan taksat atje dhe shteti i vet i përgjigjet me çdo gjë. Ne jetojmë në Shqipëri, paguajmë taksa më të shtrenjta në përqindje se z. Palmer në Amerikë dhe prapë shteti jo vetëm që s’të përgjigjet, por përkundrazi të grabit akoma më shumë.