Deri në 16.00 për të hequr lakun e kërkesave, studentët: Tik- Tak – Tik – Tak Edi Rama!

526
Sigal

Kurthi i Edi Ramës, për të tërhequr studentët në një ballafaqim nëpërmjet një përfaqësie në zyrën e tij, duket se ka dështuar përfundimisht. Sot për kryeministrin, ka nisur Tik-Taku i studentëve. Rama ka mbi tryezë 8 kërkesat e panegociueshme të protestës, për të cilat ai duhet të vendosë; ti realizojë ose jo deri paasditen e sotme dhe specifikisht, ora 16.00.

Nëse deri në këtë moment nuk ka asnjë vendim, atëherë ata kanë deklaruar se do të përshkallëzojnë protestën edhe me bllokim total mbarëkombëtar dhe madje, edhe futjen në një grevë urie masive pa afat.

Duket se laku i 8 kërkesave po shtrëngohet me shpejtësi në qafën e kryeministrit, Edi Rama, siç edhe e ka përshkruar në punën e tij të radhës karikaturisti i njohur Bujar Kapexhiu ditën e sotme.

Image