Deputetja Tabaku troket në dyert e bizneseve: Pse duhet të dilni nesër në protestë

626
Sigal
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka trokitur sot në dyert e dhjetra biznesve të vogla e të mesme në kryeqytet për t’i ftuar në protestën e nesërme në Tiranë.
Sipas saj, bizneset sa vijnë e rrënohen nga taksat e larta, ndaj të gjithë ata që vuajnë sot këtë barrë duhet të jenë nesër në shesh.
auto_27336716_1624343240986968_4686913692730984916_n1516963760
STATUSI I PLOTE
Në një ftesë drejtuar edhe bizneseve për t’iu bashkuar protestës opozitare të 27 janarit për një qeveri të njerëzve dhe jo oligarkëve. Për katër vjet qeveria ka menduar vetëm për interesin e disa biznesmenëve, të cilët kanë fituar jo veç para nga buxheti por edhe falje taksash. Kurse shumica dërrmuese e bizneseve vuajnë varrën e rëndë të taksave që u eshtë vendosur. Shqiptarët po varfërohen përditë, bizneset po mbyllen përditë, taksat po rriten përditë prandaj ftesa jonë është edhe për to. Për të dalë në shesh edhe për të shkundur këtë qeveri që asnjëherë nuk mendoi për ta. Për të protestuar përballë një bande e cila synon pasurimin personal dhe grabitjen e jo mirëqënien.
Më 27 janar eja në protestën e opozitës!


NOA