Protesta, Ambasada e SHBA-shtetasve: Qëndroni larg Kryeministrisë

467
Një ditë para protestës së opozitës, Ambasada e SHBA iu bën thirrje qytetarëve të saj të qëndrojnë larg vendit ku do të mbahet protesta.
Ambasada e SHBA iu ka kërkuar shtetasve amerikanë të shmangin vendet ku do të zhvillohet protesta si në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sheshin “Skënderbej” e sheshin “Nënë Tereza”. Për më tepër ambasada iu bën thirrje të monitorojnë mediat për të ndjekur situatën gjatë protestës.
Protesta e opozitës pritet të nisë nesër në orën 12:00 ku janë thirrur të gjithë qytetarët të dalin kundër qeverisë.
“Vendet ku do të zhvillohet protesta: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pranë godinës së Kryeministrisë; Sheshi “Nënë Tereza”, Sheshi “Skënderbej”.

Një protestë pritet të nisë në orën 10:00 më 27 janar, 2018 kundër qeverisë shqiptare. Ambasada amerikane u bën thirrje qytetarëve të ndjekin këto këshilla: Të shmangin bulevardin “Dëshmorët e Kombit, të monitorojnë mediat lokale për zhvillimet në kohë reale”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.
Sigal