Deputeti Maliqi: Denoncuesi i Edi Ramës për ikonat po kërcënohet nga shërbimet sekrete

374
Sigal

Deputeti Lefter Maliqi ka denoncuar sot kërcënimet ndaj koleksionistit, Gjergji Thimo, i cili dy javë më parë akuzoi Edi Ramën se ka fshehur arrestimin e tij gjatë kohës që ishte emigrantë në Francë.

Maliqi deklaron se Thimo është kërcënuar nga policë civilë dhe njerëz të shërbimeve sekrete për akuzat që ka bërë ndaj Edi Ramës.

“Gjergj Thimo duke qarë, i terrorizuar telefonoi gazetarët dhe kërkon ndihmë për jetën e tij Ambasadës Amerikane, pasi shteti i ka rrethuar shtëpinë me mbi 12 narkopolicë civilë dhe të shërbimit sekret. Ramzi hiq dorë nga mllefi, urrejtja qe ke, për çdo denoncues se ka ikur koha e diktaturës se etërve te tu”,- shprehet Maliqi.

Deklarata e plotë e Lefter Malqit:

“Denoj me ashpersine me te madhe, shantazhimin, kercenimin qe po i behet nga polic civil dhe te sherbimeve sekrete ndaj denoncuesit dhe koleksionistit Korcar Gjergji Thimo, i cili me guxim si patriot, denoncoi Ramziun si hajdut i 1600 ikonave duke i treguar dhe nr personal te dosjes se Ramziut te denuar ne France per vjedhje ikonash.

Si deputet dhe antar i komisionit te sigurise kombetare, si ish drejtues i policise, i burgjeve dhe pushtetit lokal, i bej thirrje Lleshit dhe Ramziut te heqin menjehere dore nga cdo forme terrori psikologjik, kercenimi, shantazhimi, survejimi njelloj si ne kohen e diktatures ndaj Gjergj Thimos.

Gjergj Thimo duke qare i terrorizuar telefonoi gazetaret dhe kërkon ndihme për jetën e tij Ambasadës Amerikane pasi shteti i ka rrethuar shtepine me mbi 12 narkopolic civil dhe te shërbimit sekret. Ramzi hiq dore nga mllefi, urrejtja qe ke, për çdo denoncues se ka ikur koha e diktaturës se etërve te tu.

Enverin e terhoqen zvarr pas vdekjes, fundi yt me mekatet, poshtersite qe i ke bere popullit, dhe mallkimet e tyre heret apo vone do te japin ndeshkimin me te rende se eterit e tu. Tradhetia ndaj popullit te Kosoves,percarja qe u ke bere shqiptareve, krimi, korrupsioni, cpopullimi, etja per pushtet, zaptimi i institucioneve, goditja e miqve dhe kundershtareve, burgosja e te varferve, shantazhimi e kercenimi qe u ke bere artisteve, gazetareve, studenteve, qytetareve, droga, mashtrimet, aktrimet e peshtira ndaj cdo fatkeqesie,varferimi dhe dyfishimi i borxhit publik do jene pasojat qe do te japin fundin me te hidhur qe ka pas ndonje endrrimtar i pushtetshem si diktator👎”.