Vasili: Pse Edi Rama e urren kaq shumë Shqipërinë?

511
Sigal

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi ku është shprehur se Shqipëria nuk ka pasur asnjë herë një kryeministër, që e urren dhe e lufton Shqipërinë si Edi Rama.

Sipas Vasili, asnjë kryeministër, që e do vendin e tij nuk do ti shkaktonte Shqipërisë shpopullimin më të frikshëm dhe më tronditës për ekzistencës e vendit.

Postimi i plotë:

Pse Edi Rama e urren kaq shumë Shqipërinë?

Shqipëria nuk ka pasur asnjë herë një kryeministër, që e urren dhe e lufton Shqipërinë si Edi Rama.

Duket qartë se urrejtja e tij është kaq e fortë sa që e ndalon të bëjë edhe veprimet më të thjeshta, qofshin ato edhe në favor të tij dhe ruajtjes së imazhit të tij, që rrënohet përditë e në mënyrë të pandalshme.

Asnjë kryeministër, që e do vendin e tij nuk do pranonte kurrë që Shqipëria të merrte damkën e Kolumbisë së Europës dhe do të shkarkonte me kohë Saimir Tahirin e këdo tjetër në polici e përqark saj që kjo të mos ndodhte kurrë.

Asnjë kryeministër, që e do vendin e tij nuk do të pranonte ta çonte Shqipërinë si një nga tre vendet më të korruptuara të botës dhe do të shkarkonte këdo ministër drejtor apo nëpunës sepse kjo damkë turpi është shkatërrim për vendin.

Asnjë kryeministër, që e do vendin e tij nuk do të lejonte që Shqipëria të shndërrohej në vatër të krimit të organizuar e të bëhej problem edhe për SHBA, Europën, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine.

Asnjë kryeministër, që e do vendin e tij nuk do te lejonte kurrë që në vitin 2019 Shqipëria të merrte damkën e votimeve të turpshme moniste si ato të 30 qershorit.

Asnjë kryeministër, që e do vendin e tij nuk do të sillej egërsisht dhe armiqësisht me Kosovën duke mbështetur copëtimin e kufijve te saj dhe përjashtimin e izolimin e saj në favor të interesave me të zeza antishqiptare.

Asnjë kryeministër, që e do vendin e tij nuk do ti shkaktonte Shqipërisë shpopullimin më të frikshëm dhe më tronditës për ekzistencës e vendit.

Asnjë kryeministër, që e do vendin e tij nuk do të pranonte të kriminalizonte parlamentin, pushtetin lokal dhe administratën shtetërore duke i mbushur me njerëz më të kaluar kriminale e duke i mbrojtur ata me çdo mjet.

Asnjë kryeministër, që e do vendin e tij nuk do të grabiste me kriminelë votat e shqiptareve siç kane provuar botërisht dosjet 184 dhe 339.

Asnjë kryeministër, që e do vendin e tij nuk do të përçmonte e krahasonte shqiptaret me organet mashkullore siç paturpësisht ka bërë Edi Rama në mes të Parlamentit.

Asnjë kryeministër, që e do vendin e tij nuk do ta kthente Shqipërinë në lavatriçe të parave të pista dhe do shkaktonte rikthimin sërish të Shqipërisë në listën e zezë nga Këshilli i Europës dhe monitorimin nga Money Val.

Asnjë kryeministër, që e do vendin e tij nuk do ndalej përpara çdo veprimi apo sakrifice për të mos e katandisur Shqipërinë në ketë gjendje mjerimi shoqëror, politik psikologjik dhe moral dhe do te ishte i pari që do të jepte shembullin duke filluar nga vetja.

Çdo mendje normale do të bënte pyetjen:

Pse e urren kaq shumë Shqipërinë Edi Rama?

Peng i kujt është Edi Rama që bën gjithçka kundër Shqipërisë?

Pse për shtatë vite rresht Edi Rama i shtroi autostrada krimit në vend që të bënte autostrada për Shqiptarët?

Një gjë është e qartë që Edi Rama dhe atdhedashuria janë dy gjëra, që përjashtojnë totalisht njëra tjetrën.

Edi Rama dhe urrejtja ndaj Shqipërisë janë dy pjesë të së njëjtës gjëje.

Shqipëria kërkon sot si kurrë më parë së paku një kryeministër, që e do vendin e tij.

Shqipëria kërkon sot që të ndahet një herë e mirë nga Esadizmi i Edi Ramës, që urrejtjen dhe shitjen e Shqipërisë e ka mënyre te jetuari, menduari e vepruari.

Shqipëria kërkon sot një kryeministër patriot dhe jo një renegat.

Shqipëria kërkon ethshëm sot që të ndahet nga helmi i urrejtjes dhe përçarjes që mbjell Edi Rama dhe rikthimin tek bashkimi dhe forca e atdheut dhe familjes.